Ndërlidhjet

Rohani kundërshton Trumpin: Marrëveshja bërthamore është e favorshme


Ndryshe nga ajo që mendon presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, marrëveshja bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore është marrëveshje e favorshme për të gjitha palët, tha presidenti i Iranit, Hassan Rohani.

Trump e ka cilësuar si “katastrofë” marrëveshjen e vitit 2015, në bazë të së cilës Irani ka frenuar programin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

“Presidenti i ri amerikan e lexon tekstin e marrëveshjes bërthamore, por nuk mund ta pranojë atë”, tha Rohani në një fjalim në televizionin shtetëror.

“Ai thotë se kjo është marrëveshja më e keqe në histori”, tha Rohani.

Por, presidenti iranian shtoi se marrëveshja mund të shfrytëzohet si “shembull për bisedime të tjera, për të sjellë qëndrueshmëri dhe siguri në rajon”.

Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit më 3 shkurt, pasi Teherani ka kryer një provë me raketë balistike.

Të hënën, presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u bëri thirrje vendeve “të përgjegjshme” të ndjekin shembullin e presidentit amerikan.

XS
SM
MD
LG