Së paku 20 veta, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë në një sulm vetëvrasës pranë ndërtesës së Gjykatës Supreme në Kabul, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Afganistanit.
Zëdhënësi Wahidullah Majroh tha se së paku 41 veta janë plagosur.
Sulumuesi vetëvrasës ka hedhur veten në erë derisa punonjësit kanë qenë duke hyrë në autobus, në parkingun e kompleksit të gjykatës, tha në anën tjetër zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najibullah Danish.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup.