Ndërlidhjet

Rumani: Presidenti e fajëson qeverinë për krizën politike


Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, thotë se qeveria e udhëhequr nga socialdemokratët ka shkaktuar krizë politike “të plotë” duke e publikuar dekretin, me të cilin dobësohej lufta kundër korrupsionit.

Kundër këtij dekreti ka pasur protesta, që ishin më masivet prej rënies së komunizmit.

Qeveria e tërhoqi këtë dekret, por protestat kanë vazhduar.

Mbrëmë afër ndërtesës së qeverisë së Rumanisë pjesëmarrësit në protestë kanë kërkuar dorëheqeje të qeverisë.

Simpatizuesit e qeverisë e kanë mbajtur një kundër protestë shumë më të vogël afër presidencës, duke kërkuar dorëheqjen e Iohannisit.

Gjatë fjalimit të tij të sotëm në Parlamentin e Rumanisë, zoti Iohannis, tha se shumica e popullatës konsideron se vendi po shkon në drejtim të gabuar.

Megjithatë, ai theksoi se nuk ka dëshirë ta përmbys kabinetin e kryeministrit, Sorin Grindeanu, ose të mbajë zgjedhje të parakohshme.

Ai ka kërkuar nga anëtarët e koalicionit që të qeverisin “me përgjegjësi”.

Kryetari i Parlamentit, Liviu Dragnea, që është lider i Partisë Socialdemokrate në qeveri, ka refuzuar ta përshëndes presidentin, kur ai arriti në fillim të seancës së sotme speciale në parlament.

XS
SM
MD
LG