Ndërlidhjet

Putin e nënshkruan ligjin që disa vepra të dhunës në familje nuk i konsideron vepër penale


Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar ligjin që i konsideron vetëm si shkelje administrative rastet e dhunës në familje që përfshinë goditjet të cilat konsiderohet se shkaktojnë vetëm dhimbje, por jo lëndime trupore.

Ligji i quajtur jo zyrtarisht si “ligji i shpullës”, merret me rastet kur prindërit godasin fëmijet e tyre apo kur partnerët apo bashkëshortët sulmojnë njëri tjetrin.

Sipas ligjit të ri, kur dikush e kryen shkeljen e parë të tillë administrative, personi në fjalë ndëshkohet me gjobë prej 500 dollarëve, paraburgim deri në 15 ditë, apo 120 orë shërbim për komunitetin.

Organizatat që merren me të drejtat e fëmijëve dhe grave i kanë kritikuar ndryshimet në këtë ligj.

Dhoma e sipërme e parlamentit rus, Këshilli Federativ e ka miratuar ligjin më 1 shkurt, disa ditë pasi ai është miratuar edhe nga dhoma e ulët e parlamentit.

XS
SM
MD
LG