Ndërlidhjet

Lavrov: Qëndrimi i Trumpit për Ukrainën ndryshon nga ai i Obamës


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se ai i sheh qëndrimet e presidentit të ri amerikan, Donald Trump rreth konfliktit në Ukrainë si qëndrime të ndryshme prej atyre që i mbante Barack Obama.

Lavrov i ka thënë agjencisë së lajmeve TASS, se Trump pret të monitorojë situatën në Ukrainë për të parë se si të dyja palët po sillen në konflikt.

“Administrata e Obamës…kërkonte gjithçka prej nesh që të shfajësojnë (presidentin ukrainas) Poroshenkon”, ka thënë Lavrov.

Gjatë një interviste dhënë së fundi televizionit “Fox News” në SHBA, Trump ka thënë se nuk ka informacione të mjaftueshme rreth zhvillimeve në Ukrainën lindore.

Rusia e mohon përfshirjen e saj në këtë konflikt, megjithëse ka dëshmi që thonë se Moska përkrahë financiarisht dhe ushtarakisht separatistët në Ukrainën lindore.

Luftimet në Ukrainën lindore e kanë marrë jetën e 9750 njerëzve prejse ka nisur në prill të vitit 2014, disa javë pasi Moska e aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

XS
SM
MD
LG