Ndërlidhjet

DeVos konfirmohet nga Senati me votën historike të nënpresidentit Pence 


Nënpresidenti amerikan, Mike Pence arrin në Senat për të votuar për Sekretaren e re amerikane të Arsimit, Betsy DeVos - 7 shkurt 2017

Miliarderes Betsy DeVos, i është dashur vota e nënpresidentit amerikan, Mike Pence që të sigurojë postin e Sekretares së Arsimit në SHBA.

Kjo ka ndodhur pasi votimi në Senat për konfirmimin e një të nominuari të presidentit të SHBA-së, për herë të parë, ka përfunduar me 50 vota pro dhe po aq kundër.

Kundër DeVosit ka votuar i tërë grupi prej 48 Senatorëve demokratë, siç kanë bërë edhe dy senatore republikane, Lisa Murkowski dhe Susan Vollins të cilat nuk besojnë që ajo është kandidatja e duhur për postin e Sekretares së Arsimit.

Votën e 51-të për të siguruar këtë post, DeVos e mori nga Mike Pence i cili u bë nënpresidenti i parë që me votën e tij e konfirmon një të nominuar për një post qeveritar.

Senatorët demokratë kanë mbajtur fjalime tërë ditën e hënë, deri në orët e para të mëngjesit të së martës, në përpjekje për të bindur edhe një republikan të tretë se Betsy Devos nuk “kupton apo beson në shkolla publike dhe se ajo nuk është e përkushtuar për të zbatuar ligjet e të drejtave civile që kanë lidhje me arsimin".

XS
SM
MD
LG