Ndërlidhjet

Sondazhi i ri: Macron fiton zgjedhjet presidenciale të Francës 


Kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale franceze, Emmanuel Macron
Kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale franceze, Emmanuel Macron

Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, dhe kandidati i pavarur, Emmanuel Macron, sipas një sondazhi të publikuar sot, do jenë kandidatët që do përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, që do të mbahet në maj.

Sipas këtij sondazhi, raundin e dytë dhe përcaktues për presidentin e Francës do e fitojë lehtësisht i pavaruri, Macron.

Sondazhi i IFOP thotë se në raundin e parë më 23 prill, e para do të dalë, Le Pen me 26 % të votave, i dyti Macron me 21 % të votave.

Kandidati i të djathtës, Francois Fillon do të dal i treti më 18.5 % të votave.

Në fund, sipas të njejtit sondazh, Macron do sigurojë 64 % të votave, ndërsa Le Pen do të marrë 36 %.

XS
SM
MD
LG