Ndërlidhjet

Putin e ratifikon marrëveshjen për tubacionin e gazit, “Rrjedha Turke”


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka ratifikuar një marrëveshje për ndërtimin e një tubacioni të gazit natyral, "Rrjedha Turke", që shkon drejt Evropës jugore, raportojnë mediat shtetërore.

Marrëveshje parasheh bashkëpunim 30 vjeçar ruso-turk, për tubacionin e gjatë 1100 kilometra. Në kuadër të marrëveshjes parashihet ndërtimi i tubacionit që do të transportoj gazin natyral rus përgjatë Detit të Zi për në Turqi, dhe më pas përtej kufirit për në Evropën jugore.

Disa vende të Bashkimit Evropian si Greqia, Hungaria dhe Slovakia, kanë shprehur interesim t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje.

Rusia dhe Turqia kanë rikthyer lidhjet ekonomike gjatë muajve të fundit, pas tensioneve në mes të dy shteteve si pasojë e konfliktit në Siri.

Përpos marrëveshje të biznesit, forcat ruse dhe ato turke janë duke bashkëpunuar gjatë javëve të fundit edhe në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG