Ndërlidhjet

Qeveria siriane e hedh poshtë raportin e Amnesty International 


Pamje nga lartë e burgut Sajdnaja në Siri ku AI dyshon se janë kryer ekzekutimet
Pamje nga lartë e burgut Sajdnaja në Siri ku AI dyshon se janë kryer ekzekutimet

Damasku e konsideron si “tërësisht të pavërtetë” raportin e organizatës “Amnesty International” që hedh dyshime se qeveria siriane ka ekzektuar mbi 13 mijë njerëz në një burg ushtarak, në një periudhë prej katër vjetësh.

Në një komunikatë që është transmetuar nga mediat shtetërore më 8 shkurt, Ministria e Drejtësisë së Sirisë ka thënë se kompanitë mediale që e kanë publikuar raportin e AI-së, e kanë bërë me qëllim që të dëmtojnë reputacionin e qeverisë në skenën botërore.

Aty gjithashtu thuhet se ekzekutimet në Siri bëhen në bazë të proceseve gjyqësore.

Në raportin e publikuar më 7 shkurt, organizata me seli në Londër ka thënë se në mesin e viktimave ka pasur edhe përkrahës civilë të opozitës, që janë varur çdo javë në burgun Sajdnaja, afër Damaskut, nga shtatori i vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2015.

Në raport thuhet se varjet kanë ndodhur pas mbajtjes së proceseve ushtarake që kanë zgjatur vetëm pak minuta, duke shtuar se ekzekutimet e tilla ndoshta po vazhdojnë edhe sot dhe se ato përbëjnë krime lufte.

XS
SM
MD
LG