Ndërlidhjet

Bastisje në Gjermani, Britani: kërkohen pjesëtarët e dyshuar të Frontit Nusra


Pjesëtarë policisë speciale gjermane - 15 nëntor 2016

Prokurorët gjermanë thonë se apartamentet dhe objekte të tjera në Gjermaninë perëndimore dhe në Britani të Madhe janë bastisur si pjesë e një hetimi për dy persona që akuzohen se e përkrahin ish Frontin Nusra, organizata që ka lidhje me Al Kaidën në Siri.

Prokurorët federal thonë se bastisjet janë kryer sot si përpjekje për të siguruar dëshmi kundër çiftit, të cilin nuk e kanë identifikuar.

Të dyshuarit akuzohen se për disa vjet e kanë përkrahur, Frontin Nusra, duke mbledhur donacione dhe duke organizuar mbledhjen e ndihmave për ta. Ata dyshohet se kanë dërguar ambulanca, pajisje mjekësore, ilaçe dhe ushtrime për këtë grup në Siri.

Kohë më parë, Fronti Nusra, e ka ndryshuar emrin në Fronti Fatah al Sham.

XS
SM
MD
LG