Ndërlidhjet

Vjenë: 15 vende, përfshirë Kosovën, diskutuan për migrantët


Pamje e migrantëve në Vjenë
Pamje e migrantëve në Vjenë

Ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes së 15 vendeve evropiane në takimin e sotëm në Vjenë të Austrisë, janë pajtuar për masa të reja të tu siguruar se rrugët tokësore nga Greqia mbeten të mbyllura për migrantët që kërkojnë të depërtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Ministri i brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, dhe dhe ai i mbrojtjes, Hans Peter Doskozil, thanë se zyrtarët kanë vendosur ta hartojnë një plan deri në muajin prill, për të ashtuquajturën rrugë në Ballkanin perëndimor.

Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë, pos zyrtarëve të Austrisë, edhe ministrat përkatës të Çekisë, Kroacisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Bullgarisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Greqisë, raporton AP nga Vjena.

Disa nga vendet pjesëmarrëse të kësaj mbledhjeje ishin pika tranzitore ose të arritjes, përgjatë rrugës nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë vitit 2015.

Nëpër këtë rrugë kishin kaluar qindra mijëra migrantë, që synonin të arrinin në shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Disa vende, që janë anëtare të Bashkimit Evropian, e kundërshtojnë vendosjen në territorin e tyre të migrantëve, të cilët aktualisht ndodhen në Bashkimin Evropian.

Vitin e kaluar, Austria ishte në një mënyrë koordinuese e mbylljes së rrugës së migrantëve, që fillonte në Greqi dhe kalonte nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, e përfundonte në shtetet anëtare të BE-së.

XS
SM
MD
LG