Ndërlidhjet

SHBA: Senatorët kërkojnë veto lidhur me sanksionet ndaj Rusisë


Pamje nga takimi i një komiteti të Senatit të Shteteve të Bashkuara

Një grup i senatorëve të Shteteve të Bashkuara planifikojnë ta paraqesin një legjislacion, me të cilin do ta vështirësojnë punën e administratës së presidentit, Donald Trump, për t’i tërhequr sanksionet kundër Rusisë, për shkak të aksioneve të saj në Ukrainë.

Kjo masë, e quajtur Akti i Rishikimit të Rusisë, ka mbështetës demokratë dhe republikanë dhe është aktualizuar për shkak të synimeve të politikës së administratës Trump lidhur me Rusinë.

Senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, Lindsay Graham, janë në mesin e mbështetësve të këtij legjislacioni, me të cilin do të imponohej mbikëqyrje strikte kongresionale dhe e drejtë e vetos, ndaj administratës Trump, nëse ajo synon tërheqje të sanksionevve kundër Rusisë.

Ish-presidenti, Barack Obama, paraardhës i presidentit Trump, i pat bllokuar fondet ruse dhe imponoi ndalesë të dhënies së vizave për një numër të zyrtarëve të lartë rusë, pasi Rusia e ankesoi Krimenë e Ukrainës, në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG