Ndërlidhjet

AI: Legjislacioni i ri në Rusi i rrezikon femrat


Organizata Amnesty International thotë se legjislacioni i ri në Rusi, me të cilin dekriminalizohen disa forma të dhunës në familje, paraqet rrezik të madh për femrat.

Dje, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar legjislacionin me të cilin karakterizohen si shkelje administrative, e jo penale, rastet e dhunës në familje, që kanë për pasojë dhembje, por jo dëmtim trupor.

Mbështetësit thonë se ky ndryshim ka për qëllim parandalimin e ndërhyrjeve të paarsyeshme të shtetit në çështjet familjare.

Por, Amnesty International tha sot se legjislacioni është “përpjekje e neveritshme për banalizimin e dhunës familjare, një çështje që qeveria e Rusisë është përpjekur për një kohë të gjatë që ta minimizoj”.

XS
SM
MD
LG