Ndërlidhjet

Vritet “aleati i Bin Ladenit” në Siri


Ilustrim

Pentagoni bëri të ditur se nga sulmet ajrore të SHBA-së këtë muaj, janë vrarë 11 operativë të Al Kaidës në Siri, në mesin e tyre edhe një lider i vjetër, i cili ka pasur lidhje me Osama Bin Ladenin.

“I vrarë në sulmet e 4 shkurtit, pranë Idlibit, është Abu Hani al-Masri, i cili ka pasur lidhje me Bin Ladenin dhe liderin aktual të Al Kaidës, Ayman al-Zawahri”, tha Pentagoni.

Al-Masri po ashtu thuhet se ka krijuar dhe udhëhequr kampet e trajnimit të Al Kaidës në Afganistan, gjatë viteve 1980 dhe 1990.

Al Kaida vepron në Siri kryesisht përmes degës së saj Jabhat Fateh al-Sham, e njohur deri vonë si Fronti Al-Nusra.

XS
SM
MD
LG