Ndërlidhjet

Rusia thotë se Rumania është "kërcënim i qartë" për të


Stacioni i mbrojtjes raketore në Rumani.
Stacioni i mbrojtjes raketore në Rumani.

Rusia e sheh Rumaninë si kërcënim dhe kamp të vogël ushtarak të NATO-s, për shkak se ka prani të elementeve të mbrojtjes raketore të SHBA-së, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme ruse për agjencinë Interfax.

Ushtria amerikane, e cila thotë se mburoja është e nevojshme për mbrojtje nga sulmet e mundshme raketore nga Irani dhe jo kërcënim për Rusinë, ka aktivizuar pjesën rumune të mburojës, majin e kaluar. Një tjetër pjesë e saj do të ndërtohet në Poloni.

"Qëndrimi i Rumanisë dhe qëndrimi i udhëheqjes së saj, që e ka shndërruar vendin në një kamp të vogël ushtarak, është kërcënim i qartë për ne", tha Aleksandr Botsan - Kharcenko, zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme ruse.

Ai po ashtu akuzoi autoritetet rumune për retorikë anti-ruse dhe tha se Moska ia ka bërë të qartë Bukureshtit se është e pakënaqur me qëndrimin e tij.

Komentet vijnë derisa NATO po vendos mijëra ushtarë dhe armatim të rëndë në Poloni, në vendet baltike dhe në juglindje të Evropës.

SHBA dhe NATO thonë se ky veprim ka qëllim të ofrojë siguri shtesë në vendet evropiane, pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia, në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG