Ndërlidhjet

Trump uron kinezët për Vitin e Ri hënor, dëshiron bashkëpunim me Jinping


Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan i ka dërguar letër homologut kinez, Xi Jinping, duke i shprehur dëshirën që të punojnë së bashku, ndonëse të dy zyrtarët ende nuk kanë komunikuar drejtpërdrejt me njëri tjetrin.

Ai e falenderon presidentin kinez për letrën përshëndetëse të dërguar pas inaugurimit të Trumpit, ndërsa popullit kinez ia uron Vitin e Ri Hënor, thotë Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate.

“Presidenti Trump ka thënë se ai dëshiron të bashkëpunojë me presidentin Xi për të zhvilluar marrëdhënie konstruktive prej të cilave përfitojnë Shtetet e Bashkuara dhe Kina”, thuhet më tej aty.

Autoritetet kineze, pasi e kanë konfirmuar marrjen e letrës kanë thënë sot se marrëdhëniet amerikano-kineze i sheh të një rëndësie të lartë.

Gjatë konferencës ditore me media, zëdhënësia e ministrisë së jashtme kineze, Lu Kang, ka thënë se Kina i mirëpret urimet e trumpit për Vitin e Ri kinez, ndërsa ka thënë se bashkëpunimi në mes të dy vendeve është opsioni i vetëm.

XS
SM
MD
LG