Ndërlidhjet

Shefi i policisë së Londrës: Vizita e Trump, ndoshta në qershor 


Pamje arkivi nga Londra

Vizita shtetërore e presidentit amerikan, Donald Trump, në Britani të Madhe mund të realizohet gjatë muajit qershor, ka thënë sot shefi në largim i policisë në Londër, raporton Reuters.

Duke folur për një emision radioje, shefi i policisë, Bernard Hogan-Howe ka thënë: “Unë mendojë që presidenti Trump do të vij rreth muajit qershor”.

Ai ka shtuar se ka shqetësime për protestat potenciale gjatë kësaj vizite.

Kryeministrja britanike, Theresa May, po kërkon marrëdhënie më të afërta me Uashingtonin derisa Britania po përgatitet të nis negociatat për largim nga Bashkimi Evropian.

Ajo e ka ftuar presidentin Trump për ta vizituar Britaninë.

Vizita shtetërore në Britani përfshirë edhe një banket që udhëhiqet nga mbretëresha Elizabeta II.

Ftesa e May ka nxitur kritika të ashpra në Britani, ndërsa mbi 1.8 milionë njerëz e kanë nënshkruar një peticion që kërkon anulimin e ftesës.

“Ftesa është bërë së fundi…detajet rreth këtij udhëtimi ende nuk janë hartuar”, ka thënë zëdhënësi i kryeministres May.

XS
SM
MD
LG