Ndërlidhjet

Siri: Sulmi ajror rus vret së paku 3 ushtarë turq


Aeroplani ushtarak rus, Tupolev TU-22M3 kryen sulme ajrore në një rajon të paidentifikuar sirian, 19 nëntor 2015
Aeroplani ushtarak rus, Tupolev TU-22M3 kryen sulme ajrore në një rajon të paidentifikuar sirian, 19 nëntor 2015

Ushtria turke ka thënë se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe 11 të tjerë janë lënduar aksidentalisht gjatë një sulmi ajror të Rusisë në Sirinë veriore.

Kremlini, përmes një komunikate ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka shprehur ngushllimet e tij përmes telefonit te homologu turk, Rexhep Tajip Erdogan, “në lidhje me incidentin tragjik” që përfshinë ushtarët turq të vrarë në afërsi të qytetit, Al Bab.

Ushtarët kanë qenë në një ndërtesë që është goditur nga një sulm ajror i një aeroplani rus, thuhet në komunikatën e ushtrisë turke.

Kremlini thotë se liderët e dy shteteve janë pajtuar gjatë telefonatës që të “rritet koordinimi përgjatë linjave ushtarake gjatë operacionit në Siri kundër luftëtarëve të organizatës Shteti Islamik dhe organizatave të tjera ekstremiste”.

Ministria e mbrojtjes së Rusisë thotë se krahas rritjes së bashkëpunimit në kryerjen e operacioneve ushtarake në Siri, të dy shtetet do të ndajnë edhe informacionet me njëra tjetren.

Rusia përkrahë ushtrinë siriane të regjimit të presidentit Bashar al Assad, që po luftojnë kundër militantëve të IS-it dhe grupeve të tjera që duan largimin nga pushteti të Assadit.

Turqia gjithashtu lufton kundër IS-it në Siri, por përkrahë grupet e moderuara opozitare që bëjnë përpjekje ta largojnë nga pushteti qeverinë siriane.

XS
SM
MD
LG