Ndërlidhjet

Gjermani: Arrestohen dy islamistë që planifikonin sulm terrorist


Policia gjermane gjatë bastisjeve të mëparshme

Policia gjermane thotë se ka arrestuar dy persona që dyshohet se planifikonin sulm terrorist, ndërsa kanë konfiskuar armatim, municion dhe një hanxhar, pas disa bastisjeve.

Rreth 450 pjesëtarë të njësisë komando kanë kryer 12 bastisje të koordinuara më 9 shkurt. Këto kanë çuar drejt arrestimit të një algjeriani 27 vjeçar dhe një nigeriani 23 vjeçar, që policia i ka përshkruar si militantë islamistë.

Policia thotë se të dy kanë lindur në Gjermani dhe se nuk janë refugjatë apo azil-kërkuesë, ndonëse nuk është e qartë nëse të dy kanë nënshtetësi gjermane.

Bastisjet në qytetin e Geottingenit, janë nisur pasi janë zbuluar “mundësi konkrete të sulmeve terroriste” nga salafistët apo islamistët ultrakonservatorë, thotë policia gjermane.

Sipas autoriteteve, nuk janë gjetur lidhje konkrete me grupin ekstremist, Shteti Islamik.

Ndërkohë, autoritetet gjermane sot gjithashtu kanë thënë se ata e kanë arrestuar një person që dyshohet se është pjesëtar i talibanëve të Afganistanit, i akuzuar se ka marrë pjesë në një sulm në Afganistan ku është vrarë një ushtar amerikan.

Ata kanë thënë se shtetasi afgan, i identifikuar si Abdol S., 20 vjeçar, është arrestuar në Bavari, më 8 shkurt.

XS
SM
MD
LG