Ndërlidhjet

Senati e konfirmon Tom Price si Sekretar amerikan të Shëndetësisë


Sekretari i ri amerikan për Shëndetësi, Tom Price

Senati amerikan e ka konfirmuar të zgjedhurin e presidentit Donald Trump, Tom Price në postin e Sekretarit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Price, siç raporton Reuters është kundërshtar i zëshëm i programit për siguri shëndetësore të hartuar nga administrata e ish presidentit Barack Obama.

Ai është konfirmuar me votat e republikanëve, ndërsa të gjithë demokratët kanë qenë kundër konfirmimit të Price, i cili me profesion është kirurg ortopedik.

Tani ai do të udhëheqë një departament që ka buxhet vjetor prej 1 trilion dollarë.

XS
SM
MD
LG