Ndërlidhjet

Irani përkujtoi Revolucionin Islamik


Teheran, 10 shkurt 2017.
Teheran, 10 shkurt 2017.

Qindra mijëra iranianë u tubuan të premten për të shënuar përvjetorin e Revolucionit Islamik.

Tubimet përkujtuan 11 shkurtin e vitit 1979, kur ndjekësit e Ajatollah Ruhollah Khomeinit rrëzuan Shahun Reza Pahlavi, monark që gëzonte mbështetjen e SHBA-së.

Televizioni shtetëror transmetoi pamje të turmave të mëdha të njerëzve në Teheran dhe qytete të tjera.

Disa parulla lexonin “Vdekje Amerikës”.

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, tha se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është “problem” dhe shtoi se Irani “do t’i përgjigjet fuqishëm çdo kërcënimi”.

“Secili që kërcënon qeverinë dhe forcat tona të armatosura duhet ta dijë se vendi ynë është i bashkuar dhe vigjilent. Do të ngrihemi kundër armiqve tanë deri në fund”, tha Rohani.

XS
SM
MD
LG