Ndërlidhjet

Pentagoni thotë se cak i sulmit në Mosul ishte një lider i IS-it


Pamje e aeroplanëve luftarakë të Shteteve të Bashkuara
Pamje e aeroplanëve luftarakë të Shteteve të Bashkuara

Xhihadisti i lindur në Francë, Rachid Kassim, i dyshuar për inspirim të disa sulmeve në Francë, ishte cak i një sulmi ajror të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Mosul të Irakut, ka njoftuar mbrëmë Pentagoni.

Megjithatë, zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Rankine – Galloway, tha se vrasja e tij ende nuk është konfirmuar.

Më herët gjatë ditës, disa media franceze raportuan se ishte vrarë xhihadisti Kassim.

“Ne mund të konfirmojmë se cak i forcave të koalicionit ishte Rachid Kassim, operativist i lartë i ISIS-it, afër Mosulit, gjatë një sulmi në 72 orët e kaluara”, tha zëdhënësi Rankine – Galloway.

Në Paris, një zyrtar i lartë i përfshirë në operacionetkundërterroriste, i tha agjencisë AFP në kushte anonomiteti, se nuk ka “konfirmim absolut” për vrasjen e këtij xhihadisti, por gjasët janë të mëdha.

Rachid Kassim, në moshë 30 vjeçare, konsiderohet se ishte inspirues i sulmeve në Francë, vitin e kaluar, me ç’rast një zyrtar i lartë policie dhe partnerja e tij ishin therrë me thikë për vdekje, dhe i sulmit tjetër, në të cilin një prift i moshuar ishte vrarë me prerje të qafës.

XS
SM
MD
LG