Ndërlidhjet

Haradinaj: Nuk më shqetëson ‘klani i Millosheviqit’


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka thënë se nuk shqetësohet nga akuzat e politikanëve serbë, apo siç i ka quajtur Haradinaj “klani i Millosheviqit”.

Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit. I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare. Këtij verdikti i është bindur krejt bota”.

“Të vetmit që vazhdojnë të merren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t'i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në facebook.

Haradinaj ka thënë se së shpejti do të kthehet në Kosovë dhe në punën e tij.

Ramush Haradinaj, aktualisht po mbahet mbi bazën e një procesi që po zhvillohet ndaj tij nga autoritetet franceze. Haradinaj ishte ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar të këtij viti në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia nëpërmjet Interpolit.

Vendimi për lirimin ose ekstradimin në Serbi të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, është shtyrë deri më 2 mars.

XS
SM
MD
LG