Ndërlidhjet

Trump thotë se Rohani më mirë “të jetë i kujdesshëm”


Donald Trump duke folur me gazetarët në aeroplanin presidencial Air Force One
Donald Trump duke folur me gazetarët në aeroplanin presidencial Air Force One

Presidenti amerikan, Donald Trump, mbrëmë e ka intensifikuar luftën e tij të fjalëve me Iranin, duke ia tërhequr vërejtjen presidentit iranian, Hassan Rohani, se do të ishte më mirë për të “të jetë i kujdesshëm”, pasi gjatë një fjalimi, zoti Rohani i kritikoi SHBA-të, duke i cilësuar si “luftënxitëse”.

Këto komente zoti Trump i bëri në aeroplanin presidencial, Air Force One, pasi Rohani u tha miliona iranianëve që e festonin përvjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979 në Teheran, se “ne fuqishëm do t’i kundërshtojmë çfarëdo politikash luftënxitëse”.

“Vendi ynë është vigjilent dhe ata që i kërcënohen Iranit do të jenë për keqardhje”, tha Rohani dhe shtoi se “për popullin iranian duhet të flitet me respekt”.

Donald Trump tha se “më mirë është që ai të jetë i kujdesshëm”, derisa fluturonte së bashku me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, për në shtetin Florida për pushim të fundjavës.

Më herët zoti Trump ia tërhoqi vërjtjen Iranit më 2 shkurt dhe pastaj ka imponuar një rund të ri të sanksioneve kundër Iranit për shkak të akuzave se i ka shkelur rezolutat e Kombeve të Bashkuara kundër provave të raketave balistike.

XS
SM
MD
LG