Ndërlidhjet

Afganistan: Nga sulmi vetëvrasës taliban – 6 të vrarë dhe 20 të plagosur


Pamje pas sulmit të sotëm vetëvrasës në Lashkar Gah të provincës Helmand në Afganistan

Zyrtarët e provincës jugore Helmand në Afganistan, thonë se një fëmijë dhe 5 pjesëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë sot nga një sulm vetëvrasës taliban me makinë-bombë.

Sipas këtyre zyrtarëve, janë plagosur edhe 20 vetë të tjerë.

Pesë prej të plagosurve janë ushtarë afganë, ndërsa të tjerët ishin civilë, përfshirë katër femra, tre fëmijë dhe tetë meshkuj.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm vetëvrasës dhe pretenduan se numri i të vrarëve dhe i të plagosurve është më i madh se sa ai që jepet nga zyrtarët provincialë në Helmand.

Zëdhënësi taliban, Qari Yosuf Ahmani, ka pretenduar në rrjetin Twitter se numri i të vrarëve dhe të plagosurve është 39 ushtarë dhe policë.

XS
SM
MD
LG