Ndërlidhjet

Konfiskohen mbi 12 kg substancë narkotike


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Merdar ka konfiskuar mbi 12 kilogram, substancës narkotike të llojit marihuanë dhe ka arrestuar një person

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari D.M i lindur më 1988, mashkull, shqiptar, shtetas i Kosovës, sipas Policisë është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Në pikën e kalimit kufitar Merdar (dalje) është ndaluar vetura me targa te Sllovenisë, pronë e një firme sllovene, e drejtuar (me autorizim) nga një shtetas i Kosovës.

Gjatë kontrollit më të detajuar në vijën e dytë të kontrollit, ku janë përdorur pajisje më të përsosura, në maskën e pasme mbrojtëse është vërejtur diç e dyshimtë. Po ashtu është vërejtur se edhe në brendësi të ulëseve ka qese të dyshuara me lëndë narkotike”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.

XS
SM
MD
LG