Ndërlidhjet

Diplomatët amerikanë nuk janë të mirëseardhur në Pakistan


Pamje e ndërtesës së Parlamentit të Pakistanit në Islamabad

Senati i Pakistanit ka njoftuar se në këtë vend nuk janë të mirëseardhur diplomatët e Shteteve të Bashkuara ose anëtarët e Kongresit amerikan.

Kjo lëvizje u bë pasi Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë vizë zëvendëskryesuesit të Senatit të Pakistanit, Maulana Ghafoor Haideri, që është anëtar i partisë politike të krahut të djathtë, Jamiat Ulema-e-Islam.

Ai është dashur të merrte pjesë në një ngjarje të sponzorizuar nga Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Lideri i partisë, Jamiat Ulema-e-Islam, Maulana Fazlur Rehman, është i njohur si person pro-taliban dhe meqëndrime kundër Shteteve të Bashkuara.

Kryesuesi i Senatit të Pakistanit, Mian Raza Rabbani, tha se asnjë delegacion i Senatit pakistanez nuk do t’i vizitoj Shtetet e Bashkuara, derisa autoritetet amerikane të jepin shpjegim për mosdhënien e vizës për zotin Haideri.

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Islamabad të Pakistanit tha sot se nuk mund të komentoj për çështje të vizave për shkak të ligjeve të privatësisë.

XS
SM
MD
LG