Ndërlidhjet

Rreziku nga diga Oroville, mijëra njerëz të evakuuar


Diga Oroville

Zyrtarët në pjesën veriore të Kalifornisë kanë urdhëruar 188,000 banorë, pranë digës më të lartë në SHBA, të evakuohen, pasi një kanal i shkarkimit është dëmtuar rëndë.

Kanali emergjent i shkarkimit pranë digës Oroville ka qenë pranë kolapsit, si pasojë e shirave të dendur, thanë zyrtarët.

Uji i papërmbajtur ka ndaluar tani të rrjedhë.

Liqeni Oroville ndodhet rreth 242 kilometra në verilindje të San Franciskos, ndërsa diga Oroville, prej 235 metrash, është më e larta në SHBA.

XS
SM
MD
LG