Ndërlidhjet

Presidenti turkmen siguron mbi 97% të votave


Presidenti i Turkmenisë, Gurbanguly Berdymukhammedov.

Gurbanguly Berdymukhammedov, presidenti autoritar i Turkmenisë, siguroi mandatin e tretë, duke fituar 97.69 përqind të votave nga zgjedhjet e së dielës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli rezultatet sot dhe tha se pjesëmarrja në votim ka qenë mbi 97 përqind.

Berdymukhammedov mban kontroll të rreptë mbi të gjitha aspektet e shoqërisë dhe tetë kundërkandidatët e tij thuhet se kanë garuar vetëm sipërfaqesisht.

Garuesit e tjerë kanë qenë nga më shumë se një parti për herë të parë.

Kjo ka ndodhur pasi Berdymukhammedov ka thënë vitin e kaluar se në zgjedhjet e vitit 2017 do të ketë "alternativa".

Asnjë palë zgjedhje në Turkmeni, qoftë parlamentare, qoftë presidenciale, nuk janë konsideruar të drejta dhe të lira nga vëzhguesit ndërkombëtarë, prejse vendi ka fituar pavarësinë, pas kolapsit sovjetik më 1991.

Sipas rezultateve zyrtare, Berdymukhammedov ka fituar 89 përqind të votave më 2006 dhe 97 përqind më 2012.

XS
SM
MD
LG