Ndërlidhjet

Qëndrimi i SHBA-së karshi Kosovës mbetet i pandryshueshëm


Prishtinë, 13 shkurt 2017.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti sot drejtorin e Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit në Kosovë, si dhe për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas një njoftimi për media, Veseli siguroi zyrtarin amerikan se Kosova do t'i përmbushë obligimet e saj ndërkombëtare, pjesë e së cilës është edhe ratifikimi i marrëveshjes për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Veseli dhe Palmer kanë diskutuar edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Palmer, nga ana e tij, tha se qëndrimi i SHBA-së karshi Kosovës dhe Ballkanit është i pandryshueshëm.

Ai tha se SHBA do të vazhdojë ta përkrahë procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se dialogu është mënyra më e mirë për të ecur përpara.

XS
SM
MD
LG