Ndërlidhjet

Pakistan: Gjykata e ndaloi festimin e Ditës së Valentinit


Ilustrim
Ilustrim

Një gjykatë në Islamabad të Pakistanit e ka ndaluar shënimin e Ditës së Valenitnit në të gjitha vendet publike në këtë shtet.

Gjykata e Lartë e Islamabadit (IHC), sot po ashtu, ka urdhëruar që mediat lokale të mos publikojnë asgjë që ndërlidhet me këtë ditë, ka thënë paraqitësi i lëndës në gjykatë, Abdul Waheed.

Ky person ka kërkuar që gjykata të marr vendim kundër promovimit të Ditës së Valentinit, pasi ai beson se mediat e shkruara dhe ato elektronike e paraqesin këtë datë sikur të ishte pjesë e kulturës lokale.

Majid Bhatti, jurist në këtë gjykatë, ka konfirmuar se urdhëri i saj vlenë për gjithë Pakistanin.

Dita e Valentinit shkakton përgjigje të përziera nga pakistanezët, ndërsa shumë prej tyre paraqesin vërejtje mdaj saj, duke i cituar mësimet fetare.

Presidenti i Pakistanit, Mamnoon Hussain, vitin e kaluar kishte kërkuar që njerëzit të mos e shënonin Ditën e Valentinit, duke thënë se nuk paraqet traditë myslimane, por është pjesë e traditës perëndimore.

“Dita e Valentinit nuk ka lidhje me kulturën tonë dhe do të duhej t’i shmangemi”, pat thënë ai.

XS
SM
MD
LG