Ndërlidhjet

Gjermani: Incidenti në Hamburg nuk ishte sulm terrorist


Pamje e aeroplanëve në aeroportin e Hamburgut

Autoritetet e Gjermanisë e kanë përjashtuar mundësinë që për shkak të ndonjë sulmi janë detyruar që përkohësisht ta mbyllin aeroportin në qytetin e Hamburgut dhe t’i evakuojnë qindra udhëtarë.

Zyrtarët thanë sot se incidenti i djeshëm ishte pasojë e mungesës së një substance të nevojshme për sistemin e ajrit të kondicionuar.

Shërbimet e emergjencës me të shpejtë patën shkuar në aeroport, pasi dhjetëra njerëz ishin ankuar për vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje të syve.

Zëdhënësi i Departamentit të zjarrfikësve në Hamburg, Torsten Wessely, tha se “aq sa kemi njohuri, në asnjë periudhë kjo nuk është konsideruar sulm terrorist”.

Aeroporti ishte mbyllur afro një orë e 45 minuta për shkak të këtij incidenti.

XS
SM
MD
LG