Ndërlidhjet

Sharif: Pakistani “do ta vazhdojë luftën” kundër militantëve


Policët duke e bartur një person të plagosur nga eksplodimi në Lahore të Pakistanit

Së paku 10 vetë janë vrarë nga një eksplodim i madh gjatë një proteste afër ndërtesës së parlamentit provincial në Lahore të Pakistanit, kanë thënë sot zyrtarët. Më herët ka pasur raporte se janë vrarë së paku 7 vetë.

Zyrtari i policisë lokale, Ali Raza, tha se shpërthimi ka ndodhur kur një person me motoçikletë e ka goditur turmën e qindra farmacistëve, të cilët po protestonin kundër ndryshimeve ligjore për shitjen e ilaçeve.

Agjencia AP ka raportuar se përgjegjësinë për këtë eksplodim e ka marrë një grup i talibanëve, i quajtur Jammt-ur-Ahrar.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, deklaroi se vendi i tij “do ta vazhdojë luftën” kundër militantëve.

Grupi taliban, Jamaat-ul-Ahrar, poashtu, e pat marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në pranverë të vitit të kaluar, me ç’rast në një park publik ishin vrarë së paku 70 vetë.

XS
SM
MD
LG