Ndërlidhjet

Shefja e qeverisë polake mbetët në spital pas aksidentit me veturë 


Kryeministrja polake, Beata Szydlo
Kryeministrja polake, Beata Szydlo

Kryeministrja polake, Beata Szydlo, është duke e marrë vetën pas një aksidenti të javës së kaluar me veturë, ndërsa ajo do të qëndrojë në spital edhe për disa ditë, raporton Reuters.

Ajo është lënduar kur vetura e saj e ka goditur një pemë në Poloninë jugore të premten. Ajo është dërguar menjëherë në një spital të kryeqytetit, Varshavë, ndërsa shumë pak detaje janë dhënë për gjendjen e saj.

Zëdhënësi i qeverisë, megjithatë ka treguar se mjekët kanë thënë se lëndimet e saj nuk kanë kërkuar trajtim kirurgjik.

Zëdhënësi i qeverisë gjithashtu ka thënë se kryeministrja e ka vazhduar punën prej spitalit, ndërsa aty është takuar edhe me zyrtarë qeveritarë dhe kolegë.

Arsyeja e aksidentit dhe rrethanat që çuan deri te përplasja, janë ende nën hetim.

XS
SM
MD
LG