Ndërlidhjet

Ligjvënësit rusë: Largimi i Flynnit është “paranojë” antiruse


Konstantin Kosachyov dhe ministri i jashtëm rus Sergie Lavrov (djathtas)

Dy ligjvënës rusë kanë dalur në mbrojtje të Michael Flynnit, këshilltar i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, i cili dha dorëheqje pas raporteve se i ka keqinformuar zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë për kontaktet e tij me Rusinë.

Presidenti Trump e ka pranuar dorëheqjen e Flynnit lidhur me akuzat se kishte diskutuar për sanksionet amerikane kundër Rusisë, me ambasadorin rus, Sergei Kislyak, derisa president ishte Barack Obama.

Ligjvënësi rus, Konstantin Kosachyov, në rrjetin Facebook ka shkruar se shkarkimi i këshilltarit të sigurisë kombëtare për kontaktet e tij me Rusinë nuk “është vetëm paranojë, por diçka edhe më keq”.

Ligjvënësi tjetër, Aleksei Pushkov, në rrjetin Twitter ka shkruar se “Flynn nuk ishte në shënjestër, por në shënjestër ishin raportet me Rusinë”.

XS
SM
MD
LG