Ndërlidhjet

OKB: Këshilli i Sigurimit e dënoi testin raktetor verikorean


Pamje nga një seancë e mëparshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar fuqishëm Korenë Veriore lidhur me lansimin e fundit të raketës balistike më 11 shkurt, duke ia tërhqequr vërejtjen se mund të ndërmerren “masa të mëtejshme të rëndësishme” nëse Pheniani nuk e ndal testimin raketor dhe të bombave atomike.

Mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së tha se aktivitetet e Koresë Veriore për zhvillimin e sistemit për bartje të armatimit atomik, paraqesin shkelje të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara dhe i shtojnë tensionet.

Koreja Veriore disa herë i ka anashkaluar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që kërkojnë përfundim të aktiviteteve të saj raketore balistike dhe atomike dhe me të cilat imponohen sanksione të ashpra.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, u ka bërë thirrje shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit që “regjimit të Koresë Veriore – dhe mbështetësve të tij -t’ia bëjnë të qartë se këto lansime janë të papranueshme”.

XS
SM
MD
LG