Ndërlidhjet

Turqi: Është arrestuar organizatori i dyshuar për sulmin në Stamboll


Pamje e një pjese të Stambollit
Pamje e një pjese të Stambollit

Policia e Turqisë e ka arrestuar organizatorin e dyshuar të sulmit në një klub nate në Stamboll, me 1 janar, në të cilin janë vrarë së paku 39 vetë, kanë raportuar mediat turke.

Në raporte citohen prokurorët e Turqisë që sot kanë thënë se një shtetas francez me origjinë turke ishte arrestuar në Stamboll, para dy ditësh.

Autoritetet thanë se i dyshuari, i identifikuar vetëm me inicialet A.S. konsiderohet se ishte njëri nga organizatorët e sulmit.

Së paku 39 vetë ishin vrarë dhe 65 të tjerë janë plagosur kur një person i armatosur ka hapur zjarr në një klub të natës në Stamboll, në orët e para të vitit të ri 2017.

Sulmuesi i dyshuar, Abdulkadir Masharipov, me shtetësi uzbeke, ishte arrestuar në Stamboll më 16 janar.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik e pat marrë përgjegjësinë një ditë pas sulmit, duke e quajtur hakmarrje për involvimin e ushtrisë së Turqisë në Siri.

XS
SM
MD
LG