Ndërlidhjet

Aktakuzë për shpërdorim detyre ndaj ish-kryetarit të Gjakovës


Pal Lekaj, foto arkiv

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për shpërdorim ndaj tre personave, siç thuhet ish-drejtues të komunës së Gjakovës.

Prokuroria e Kosovës në kumtesën e saj dha inicialet e tre të akuzuarve, duke përmendur pozitat e të tyre përfshirë edhe ish-kryetarin e komunës, ish-drejtorin për Buxhet dhe Financa dhe me ish-menaxherin e Prokurimit të komunës së Gjakovës, të cilët sipas aktakuzës “gjatë muajit mars të vitit 2012 në bashkëkryerje...duke shfrytëzuar detyrat apo autoritetin zyrtar, kanë tejkaluar kompetencat dhe autorizimet e tyre më qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, që t’i shkaktojnë dëm Komunës dhe banorëve të saj".

Njoftimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, që nuk përmendi emrat, ka shtyrë ish-kryetarin e komunës së Gjakovës, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Pal Lekaj, që të reagojë përmes një shkrimi në rrjetin social facebook.

‘’Jam plotësisht i pastër në të gjitha përgjegjësitë që i kam pasur dhe çdo herë kam qenë në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës. Unë nuk kam asgjë zyrtare dhe nuk dua të lëshohem në komentime më tutje, përveç që nuk do të mundet askush të na gjunjëzojë,’’ ka shkruar Lekaj.

XS
SM
MD
LG