Ndërlidhjet

Davis: BREXIT mund të fillojë në mars, por jo gjatë samitit të ardhshëm të BE-së


Ilustrim

Ministri britanik për daljen e këtij shteti nga Bashkimi Evropian ka thënë sot se qeveria është duke iu përmbajtur planit për nisjen e negociatave të BREXIT në muajin mars.

Por, sipas David Davis, kjo nuk ka gjasa të ndodhë gjatë një samiti të BE-së që do të mbahet muajin e ardhshëm, raporton Reuters.

Gjatë një konference me media në Stokholm, Davis është pyetur nëse ai pret që kryeministrja britanike, Theresa May do e zbatoj Nenin 50 të Traktatit të BE-së, përmes së cilit fillon procesi i largimit nga BE-ja, gjatë samitit të BE-së që do të mbahet në Bruksel më 9 dhe 10 mars.

“9 dhe 10 marsi nuk janë data që unë i kam parë në planin tonë kohor. Ajo që ne e kemi thënë është fundi i muajit mars, apo dikur gjatë muajit mars, ka thënë Davis.

Ai më pas ka shtuar se ka besim që nisja e këtij procesi do të kërkohet nga ana e Britanisë para fundit të muajit mars, por jo gjatë kohës kur do të mbahet samiti në Bruksel, në fillim të muajit të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG