Ndërlidhjet

Vritet në Malajzi gjysmëvëllai i liderit verikorean


Kim Jong Nam
Kim Jong Nam

Media të ndryshme raportojnë se gjysmëvëllai i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është vrarë në Malajzi.

Reuters citoi policinë e Malajzisë të ketë thënë se një person i paidentifikuar verikorean ka vdekur rrugës për në spital nga aeroporti i Kualla Llampurit.

Agjencia e lajmeve më vonë tha se policia ka konfirmuar se personi i vdekur është Kim Jong Nam, gjysmëvëlla i liderit verikorean.

Televizioni jugkorean Chosun, duke cituar burime të Qeverisë në Seul, tha se Kim është helmuar në aeroport nga dy gra që besohet se janë operative verikoreane. Burimi i njëjtë tha se gratë janë në arrati.

Kim Jong Nam ka kaluar kohë të konsiderueshme jashtë Koresë së Veriut, shtet i izoluar, dhe ka kritikuar dominimin e familjes së tij në vend.

Ai besohet se ka qenë në të dyzetat dhe është djali i madh i ish-liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Il.

XS
SM
MD
LG