Ndërlidhjet

Rusia mohon se ndërhyn në zgjedhjet në Francë


Marine Le Pen, kandidate për presidente në Francë, mbështet politikën ruse në Ukrainë.

Rusia mohoi se ka kryer sulme kibernetike kundër kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se akuzat e tilla kundër autoriteteve ruse janë “thjesht absurde”.

“Nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë qëllim për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera, ose në proceset zgjedhore në veçanti. Moska zyrtare nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë”, tha Peskov.

Sondazhet e opinionit tregojnë se Macron ka shanse të mira për të fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, përballë kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Le Pen është kritike e Bashkimit Evropian dhe mbështet politikën ruse në Ukrainë.

Richard Ferrand, sekretar i përgjithshëm i partisë së Macronit, ka thënë se media të mbështetura nga shteti rus, të tilla si RT dhe Sputnik, janë duke sulmuar Macronin me "lajme të rreme".

XS
SM
MD
LG