Ndërlidhjet

Pakistan: Sulm i ri vetvrasës, 4 viktima


Ilustrim

Një sulmues vetvrasës ka vrarë katër persona, përfshirë dy oficerë policor dhe ka lënduar katër të tjerë në një sulm që ka pasur cak shtabin administrative të një rajoni fisnor në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarët vendor i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dy sulmuesë vetvrasës kanë tentuar të futen në hapësirën e administratës së policisë lokale në Ghalani Tehsil dhe qarkun fisnor Mohmand më 15 shkurt.

Kur ata janë ndaluar në hyrjen kryesore, një nga sulmuesit e ka hedhur vetën në erë, derisa tjetri është vrarë gjatë luftimeve me forcat e sigurisë.

Askush deri më tash nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Gjatë kësaj jave, një sulmues vetvrasës ka vrarë 13 njerëz në qytetin lindor të Pakistanit, Lahore. Një degë e ndarë e talibanëve të Pakistanit, grupi “Jamaat ul Ahrar” apo në shqip Lëvizja për Liri, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ky grup është aktiv në rajonin e Mohmandit, që gjendet afër kufirit pothuajse jashtë kontrollit me Afganistanin.

Pakistani, gjatë viteve të fundit ka realizuar disa ofensiva kundër militantëve islamik.

XS
SM
MD
LG