Ndërlidhjet

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar pret zgjidhjen e krizës në Maqedoni


Samuel Zhbogar

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar pret zgjidhjen e shpejt të krizës lidhur me formimin e qeverisë së re.

Ai beson se së shpejti do të mblidhen 61 nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për dhënien e mandatit një partie për formimin e qeverisë së re.

“Unë jam optimist, mendoj se edhe komisioneri Han ishte optimist kur u largua nga vendi, i bindur se politikanët do të gjejnë mënyrë për të dalë nga kriza politike duke marr vendimin më të mirë për shtetin”, ka deklaruar Zhbogar.

Lidhur me krizës politike është prononcuar edhe ambasadori i Holandës, Valter Plomp duke theksuar nevojën e zgjidhjes së shpejt të krizës.

“Ne shpresojmë se do kemi Qeveri e cila do të bëj reforma dhe jo vetëm reforma por edhe të fokusohet në përgjegjshmërinë e saj, fjala është për mbështetjen ndaj Prokurorisë Speciale që të mund ajo ta zhvillojë punën e saj e pavarur”, ka deklaruar ambasadori Plomp.

XS
SM
MD
LG