Ndërlidhjet

SHBA: Aeroplanët rusë kanë bërë “manovra të pasigurta”


Pamje e anijes ushtarake amerikane USS Porter
Pamje e anijes ushtarake amerikane USS Porter

Ushtria amerikane tha mbrëmë vonë se aeroplanët ushtarakë rusë janë afruar rreth një anijeje të Marinës së Shteteve të Bashkuara, javën e kalaur, në manovra “jo të sigurta dhe joprofesionale”.

Këto incidente të raportuara janë të parat prej se president amerikan është Donald Trump.

Rusia i ka përgënjeshtruar raportet se kjo ka ndodhur.

Kapiteni amerikan, Danny Hernandez, zëdhënës i Komandës evropiane të Shteteve të Bashkuara, i ka cituar tri incidente të ndara më 10 shkurt, në të cilat ishin të involvuar aeropanët ushtarakë rusë të tipit Su-24 dhe IL-38.

Aeroplanbartësi amerikan “USS Porter ka kërkuar përgjigje nga të gjithë aeropëanët por nuk ka marrë përgjigje”, tha Hernandez, dhe ka shtuar se incidentet e tilla janë shqetësuese, pasi mund të rezultojnë me aksident ose kalkulime të gabuara”.

Incidentet janë konsideruar “jo të sigurta dhe joprofesionale” nga oficeri komandues i anijes amerikane, për shkak të shpejtësisë së madhe të aeroplanëve dhe lartësisë së vogël të fluturimit, ka thënë kapiteni Hernandez.

XS
SM
MD
LG