Ndërlidhjet

Rusia e ka kritikuar çmimin për fotografinë e vrasjes së ambasadorit rus


Fituesi i çmimit World Press Photo Award 2016 Burhan Ozbilici (djathtas) duke folur në Amsterdam para dy ditësh

Ambasada ruse në Ankara ka shprehur zemërim për shkak të dhënies së çmimit prestigjioz, World Press Photo Award, për fotografinë e cili e ka paraqitur pamjen e një polici turk, që nuk ishte në detyrë, duke e vrarë ambasadorin e Rusisë në Turqi.

Ambasada e Rusisë tha mbrëmë se vendimi i jurisë ishte “demoralizues”dhe tregon “degradim komplet të vlerave morale dhe etike”.

Në deklaratën e postuar në faqen zyrtare në rrjetin Facebook, Ambasada e Rusisë, po ashtu, ka sugjeruar se vepra e fotografit të agjencisë Associated Press, Burhan Ozbilici, ishte “propagandë e papranueshme e tmerrit të terrorit”.

Fotografitë janë bërë pak kohë pasi oficeri i policisë turke, Mevlut Mert Altinas, 22 vjeçar, e nxorri revolen dhe e vrau ambasadorin, Andrei Kralov, gjatë një ekspozite të fotografive në Ankara, më 19 dhjetor të vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG