Ndërlidhjet

Zyrtarët e lartë amerikanë takohen me ata rusë


Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson nesër takohet me kolegun rus Sergei Lavrov

Diplomatët e lartë dhe zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, takohen nesër për të parën herë prej se është inauguruar administrata e presidentit amerikan, Donald Trump.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, parashihet të takohet nesër me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Bon të Gjermanisë.

Ky është takimi i nevlit më të lartë ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe rusë, prej 20 janareit të këtij viti, kur është inauguruar presidenti Trump.

Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, nuk ka specifikuar se për çka do të diskutojnë Tillerson dhe Lavrov, por vetëm theksoi se bisedimet e tyre kanë të bëjnë me “raportet bilaterale që kishin hyrë në rrugë pa krye nga administrata e mëparshme amerikane”.

Nga ana tjetër, shefi i shtatmadhorisë së përbashkët të Shteteve të Bashkuara, gjeneral Joseph Dunford, po ashtu, planifikon të takohet nesër me kolegun e tij rus, gjeneral Valery Gerasimov, në Baku të Azerbajaxhanit.

XS
SM
MD
LG