Ndërlidhjet

Ndalohet edhe një i dyshuar për vrasjen e ambasadorit rus


Ambasadori i vrarë rus në Ankara, Andrey Karlov.

Mediat në Turqi raportuan se autoritetet atje kanë ndaluar një tjetër të dyshuar në lidhje me vrasjen e ambasadorit rus në Ankara, dhjetorin e kaluar.

Policia ndaloi të dyshuarin në Ankara, më 15 shkurt, tha agjencia Anadolu, duke cituar burime të paidentifikuara të sigurisë.

Anadolu tha se autoritetet besojnë se i dyshuari ka bërë biseda telefonike me Mevlut Mert Altintas, policin që ka qëlluar për vdekje ambasadorin Andrei Karlov më 19 dhjetor.

Altintas, 22 vjeç, ka thirrur “Mos harroni Alepon” gjatë sulmit. Ai më pas është vrarë nga policia.

Sipas agjencisë Anadolu, katër të dyshuar ndodhen aktualisht në paraburgim, në lidhje me hetimet.

XS
SM
MD
LG