Ndërlidhjet

Palët luftuese në Ukrainë pranojnë të tërheqin armët e rënda


Avdijivka, Ukrainë
Avdijivka, Ukrainë

Një ndërmjetës ndërkombëtar tha se palët ndërluftuese në Ukrainë janë pajtuar që të tërheqin armët e rënda nga vija e frontit, deri më 20 shkurt, në përputhje me Planin e Minskut për Paqe.

Martin Sajdik, negociator për krizën në Ukrainë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, tha se Ukraina, Rusia dhe separatistët pro-rusë janë pajtuar për një gjë të tillë, pas bidesimeve të reja në Minsk.

Marrëveshja vjen pasi dhjetëra njerëz kanë mbetur të vrarë në qytetin Avdijivka, si pasojë e rritjes së dhunës, këtë muaj, midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve.

Në konfliktin në Ukrainë kanë mbetur të vrarë mbi 9,750 njerëz qysh në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG