Ndërlidhjet

Në Astana vazhdojnë sot bisedimet për Sirinë


Nga bisedimet për Sirinë, muajin e kaluar...
Nga bisedimet për Sirinë, muajin e kaluar...

Kazakistani tha se rrethi i ri i bisedimeve për konfliktin në Siri, i mbështetur nga Rusia, Turqia dhe Irani dhe i miratuar nga Kombet e Bashkuara, vazhdon sot, me një ditë vonesë.

Ministria e Jashtme e Kazakistanit tha se seanca plenare e delegacioneve nga Qeveria dhe opozita siriane, si dhe nga tre vendet mbështetëse, do të nisë sot pasdite në Astana.

Kazakistani tha të mërkurën se bisedimet janë zhvendosur për një ditë për arsye të paspecifikuara "teknike".

Palët pjesëmarrëse në bisedime po përpiqen të gjejnë zgjidhje për konfliktin sirian, i cili vazhdon qysh në vitin 2011 dhe ka marrë mbi 300,000 jetë njerëzish.

Një zëdhënës i rebelëve sirianë, Yehya al-Aridi, tha se opozita merr pjesë, por si një delegacion "më i vogël", krahasuar me atë që ka dërguar për bisedimet e muajit të kaluar në Astana.

Regjimi sirian përfaqësohet në Astana nga ambasadori i tij në OKB, Bashar al-Jaafari.

Rrethi i parë i bisedimeve në Astana, i mbajtur në janar, nuk ka rezultuar me ndonjë marrëveshje të madhe.

XS
SM
MD
LG