Ndërlidhjet

Gra dhe fëmijë të vrarë nga sulmi në Jemen


Jemen

Tetë gra dhe një fëmijë janë vrarë nga një sulm ajror në një funeral, pranë kryeqytetit të Jemenit, Sana.

Së paku dhjetë gra të tjera raportohen të plagosura.

Sulmi ka goditur në zonën e pritjes për gratë, në një funeral në qarkun Arhab.

Rebelët Huthi, të cilët kontrollojnë kryeqytetin Sana, akuzuan koalicionin që udhëheq Arabia Saudite për kryerjen e sulmit.

Koalicioni që kryen sulme ajrore kundër rebelëve, nuk e ka komentuar incidentin.

Lufta e Jemenit vë përballë qeverinë e presidentit Abd-Rabbu Mansur Hadi, të mbështetur nga koalicioni, dhe rebelët Huthi, të mbështetur nga Irani dhe aleatë të ish-presidentit Ali Abdullah Salih.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 7,400 njerëz, përfshirë 1,400 fëmijë, janë vrarë qysh në mars të vitit 2015.

Koalicioni arab është përballur me akuza për sulme në dasma, funerale, shkolla dhe spitale në Jemen.

Koalicioni thotë se nuk i sulmon qëllimisht civilët.

XS
SM
MD
LG